Site icon Telegrafi

Arsyeja interesante pse Amorim mendon që Liga e Evropës është më e vështirë se Liga e Kampionëve

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka pretenduar se Liga e Evropës është ‘shumë më e vështirë’ se sa Liga e Kampionëve për një arsye të veçantë. 

Ky koment i tij erdhi pas barazimit 1-1 të Manchester United në udhëtim ndaj Real Sociedadit, duel ky që e lë skuadrën e tij me vetëm tri ditë në dispozicion për t’u rikuperuar për duelin ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës. 

Në krahasim me United, Arsenali i cili shkatërroi PSV-në me rezultat 7-1 në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve, kanë dy ditë më shumë për t’u përgatitur për këtë sfidë. 

Duke pranuar ndikimin që ka kalendari i ngjeshur i ndeshjeve, Amorim pranoi se lojtarët e tij patën vështirësi shkaku i lodhjes në 20 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Real Sociedad. 

“Ne duhet të mbijetojmë të dielën. Skuadra ishte shumë e lodhur në 20 minutat e fundit. Mendoj se problemi më i madh është që nuk i kemi të gjithë lojtarët, sepse në fillim njerëzit flasin për rotacionet, por veçanërisht në Evropë, ne po ndryshojmë tërë kohës”. 

“Është për shkak të kësaj, sepse është me të vërtetë e vështirë dhe Liga e Evropës është shumë më e vështirë sipas mendimit tim se sa Liga e Kampionëve”. 

Lexo po ashtu De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

“Jo për shkak të ndeshjeve, por për shkak të rikuperimit për të luajtur në Ligën Premier në vikend, kështu që duhet të ballafaqohemi me këtë”, ka thënë Amorim. 

Me disa ndeshje të vështira në horizont, Amorim dhe ekipi i tij duhet të gjejnë një mënyrë për të menaxhuar lodhjen dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë nëse duan ta shpëtojnë sezonin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version