Futbollisti i Egjiptit, Ramadan Sobhi, nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Tanzanisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës për shkak të provimeve në shkollë.
18-vjeçari është paraqitur gjashtë herë për kombëtaren dhe ka shënuar një gol në fitoren ndaj Nigerisë, duke i ofruar shanset Egjiptit për kualifikim në Gabon 2017.
Mirëpo, anësori i Al Ahlyt nuk do të luajë për shkak se ka provim në shkollë të mesme një ditë pas ndeshjes.
Ihab Lehta, drejtori i kombëtares, ka thënë se kjo është goditje e rëndë për ekipin e tij.
“Ndeshja do të jetë më 4 qershor dhe provimi tij më 5 qershor dhe ne nuk kemi siguruar biletë aeroplani menjëherë para ndeshjes, andaj ai nuk do të jetë pjesë e delegacionit të Egjiptit”, citon BBC fjalët e Lehtas.