Telegrafi

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Barcelona arkëtoi tri pikë jashtëzakonisht të vështira kundër Portos të mërkurën mbrëma, një rezultat që i bëri dy fitore nga dy në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Lamine Yamal e nisi ndeshjen, hera e parë që luan nga fillimi në kompeticion. Zyrtarisht, ai luajti 80 minuta, megjithëse u largua nga fusha në minutën e 71-të dhe çuditërisht nuk u kthye më.

Sipas Mundo Deportivo, Yamal duhej të përdorte tualetin gjatë pjesës së dytë dhe shfrytëzoi rastin të largohej nga fusha gjatë një pushimi në lojë.

Lexo po ashtu Barcelona fiton ndaj Portos fal pritjeve të jashtëzakonshme të Ter Stegen

Megjithatë, ai përfundoi jashtë për nëntë minuta, gjatë asaj kohe Barcelona po luante me 10 lojtarë.

Xavi Hernandez, i cili më vonë konfirmoi se 16-vjeçari vuante nga një problem me stomakun, përfundoi duke e zëvendësuar atë me Marcos Alonson.

Barcelona ishte zyrtarisht me 10 lojtarë më vonë pasi Gavi u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë, por Lamine Yamal ishte mjaft me fat që mungesa e tij nuk ndikoi shumë negativisht në skuadrën e tij. Gjëja kryesore për katalanasit është se ata morën fitoren, gjë që ia dolën.