Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp tha se “LSDM-ja vazhdon ta partizojë policinë duke vendosur në funksion kuadër që i ndjekin urdhrat partiak të Zoran Zaevit dhe kartelit kriminal në Qeveri”.
“Emërimi i sotshëm i Sasho Tasevskit për Drejtor të Byrosë për Siguri Publike është edhe një vendim skandaloz politik i LSDM-së. Të vendoset sigurimi personal i ministrit Oliver Spasovski për njeri të parë të policisë është degradim i të gjithë profesionistëve që gjatë gjithë viteve të kaluara kanë ndërtuar karrierën e tyre tek ministria dhe kanë rrezikuar jetët e tyre në luftën kundër kriminalitetit dhe mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të shtetit tonë. E vetmja gjë që publiku e mban mend Sasho Tasevskit është sjellja e tij si kauboj në Kuvend kur drejtonte pistoletën ndaj qytetarëve. Në vend të jetë i dënuar për veprimet e tij jo ligjore dhe jo profesionale, Tasevski tash është shpërblyer sepse i zbaton urdhrat partiake”, tha Arsovski.
Ai citoi nenin 43 nga Ligji i Kuvendit, ku thotë, “Mbajta e rendit në Kuvend dhe në hapësirat ku punon Kuvendi e siguron shërbim veçantë. Personat e shërbimit të veçantë për mbajtjen e rendit në objektin e Kuvendit në vendin konkret mban markim të kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.
“Tek paragrafi 3 i të njëjtit nen shkruan se citoj: “Mbajtja e armës në Kuvend nuk është i lejuar, përveç personave të caktuar për mbajtjen e rendit në Kuvend. “Ligji është direkt, ndërsa Tasevski dhe kolegu i tij në vend se ta respektojë, vendosën ta pyesin Zoran Zaevin dhe citoj “Kryetar a të shkrepi”. Për fat të keq krisi dhe vepruan sipas urdhrave të personit civil i cili nuk i din ligjet dhe nuk i interesojnë standardet e sigurisë dhe procedurat që duhet të respektohen për personat e caktuar. Kjo është me siguri kualifikimi se pse roja i tij, Oliver Spasovski e vendosi për Drejtor të Byrosë për Siguri Publike.”, tha Arsovski./Telegrafi/