Site icon Telegrafi

Arsovska: Zbatimi i programit për reforma ekonomike duhet të vendoset si prioritet

Domosdoshmëria për reforma strukturore për përmirësimin e klimës investuese, integrimi ekonomik rajonal, si dhe qasja drejt tregut të përbashkët të BE-së ishin tema diskutimi në panel sesionin e parë të ‘Forumi për avancimin e klimës investuese mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor’ që sot mbahet në Beograd të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumin e hapën eurokomisari Johannes Hahnm kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOM) Daniela Arsovska dhe ministrja e ekonomisë së Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Hahn në fjalimin e tij theksoi se kushti për krijim, implementim dhe ndjekje të reformave strukturore nuk është pengesë shtesë për vendet në rrugën e tyre drejt BE-së.

Nga konkluzionet për dialog ekonomik dhe financiar mes BE-së, shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqisë, doli nevoja që Maqedonia të miratojë program gjithpërfshirës dhe të besueshëm për reforma në menaxhimin me financat publike, si dhe ta ulë përdorimin e procedurës për urgjencë në legjislacion që të sigurojnë konsultime adekuate dhe sistemore me palët e përfshira, njofton AIM.

Arsovska në fjalimin e saj tha se nevoja për zbatimin e programit për reforma ekonomike nga prilli i këtij viti duhet të vendoset si prioritet.

Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan edhe për rëndësinë e reformave strukturore si mjet për përmirësimin e klimës investuese, si dhe pjesëmarrjen e rritur të sektorit privat në krijimin dhe zbatimin e reformave strukturore. /Telegrafi/

Exit mobile version