Për dy vite qytetarët do të kenë transport publik pa pagesë, ndërsa do të ketë edhe autobusë elektrik, tha sonte kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Mjete në buxhet për momentin nuk ka, qyteti është i detyruar pothuajse 160 milionë euro, por kjo nuk do të thotë se nuk do të furnizohemi me autobusë elektrik. Do të ketë 250 eko-autobusë. Ai është program ambicioz, por është edhe fokusi im dhe do të na vendosë në hartën e qyteteve të pastra, ekologjike. Ka dornatorë dhe fonde cilësore për ata që duan të lëvizin drejt tranzicionit të gjelbër”, theksoi kryetarja e Qytetit gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Vin Vin” në TV Telma.
Ajo informoi edhe se për më pak se disa muaj do të realizohet projekti më i madh eko kapital – stacioni filtrues. projekti, theksoi Arsovska, duhet të fillojë në shtator, ndërsa Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim është një nga partnerët. Stacioni filtrues, siç informoi Arsovska, do të mundësojë të pastrohen mbi 90 për qind e ujërave të zeza urbane në Shkup.
Lidhur me Sallën universale, kryetarja Arsovska përmendi se zgjidhja për momentin nuk i përmbushë standardet dhe nuk është teknikisht cilësore, ndërsa projekti është ngadalësuar sepse dikush më parë ka bërë gabime.
Sipas saj, asnjë projekt në qytet nuk do të stopohet nëse është në interes të qytetarëve, është i mirëseardhur secili që tenton të sjellë investim.