Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, thotë se ekipet e “Higjienës Komunale” janë në terren dhe se qyteti po pastrohet.
Në një postim në Facebook ajo shkruan se “nuk kanë lejuar që strukturat mafioze të dëmtojnë interesin e qytetarëve”.
“Arritëm të shënojmë edhe një fitore për të mbrojtur interesin publik, interesin e qytetarëve të Shkupit. Shkupi po pastrohet, ekipet e Higjienës Komunale Shkup janë në terren, gjendja në ndërmarrje është normalizuar”.
“Ne nuk lejuam dhe nuk do të lejojmë që strukturat mafioze së bashku me mbeturinat politike të dëmtojnë interesat e qytetarëve të Maqedonisë. Ajo që u kam premtuar qytetarëve është se do të punoj me ndershmëri dhe në interes të tyre dhe asgjë nuk do të më pengojë që ta përmbush premtimin”, ka shkruar Arsovska.