Shërbimet e dimrit të Bashkisë së Shkupit, prej sot janë vënë në funksion dhe me këtë kanë filluar edhe aktivitetet koordinuese për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit.
Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, thotë se është përgatitur programi i cili parasheh, volumin, dinamikën dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrugëve.
“Korsitë gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, siç janë pikat kritike, qasjet në objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të veçantë për funksionimin e qarkullimit – objektet tregtare. Ndërmarrjet publike të tjera janë të obliguara në kuadër të Programit dhe kompetencave të tyre të sigurojnë mekanizëm dhe pajisje, si dhe të përgatisin nënprograme të veçanta për pastrimin e hapësirave publike në kushte dimërore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.
Ata gjithashtu bëjnë thirrje te qytetarët, bashkësitë urbane, këshillat e banesave dhe ndërmarrjeve, në kohë të marrin masa për largimin e makinave nga rrugët, si dhe pastrimin e vendkalimeve për këmbësorë./Telegrafi/