Site icon Telegrafi

Arsovska: Në Shkup ka Plane detale urbanistike që duan në mënyrë të fshehtë t’i kalojnë

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, kërkoi ndërtim human në qytet, por edhe respektimin e standardeve të ndërtimit, që të mos përsëritet ajo që ndodhi 60 vjet më parë me tërmetin katastrofik.

Ajo falënderoi punonjësit e ISIS dhe u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të kundërshtojnë mafian urbane. Ajo theksoi se aktualisht po punohet për Planin e Përgjithshëm Urbanistik, i cili duhet të jetë udhërrëfyesi se si do të zhvillohet qyteti në 10 vitet e ardhshme.

“Ne duhet të parandalojmë që ajo që ka ndodhur të ndodhë. Të jesh në vijën e parë për të mos lejuar të ndërtohen ndërtesa të papërshtatshme sizmikisht është shumë e rëndësishme. Por është e rëndësishme të kemi faktorët e tjerë që duhet të kemi, për zhvillimin e qytetit tonë. Dhe ky është ndërtim human, qyteti i Shkupit duhet të ndërtohet humanisht”, tha Arsovska.

Ajo u bëri thirrje të pranishmëve dhe punonjësve të IZIS-it që të bëjnë gjithçka që mendojnë dhe munden, që të mos zhvillohet mafia urbane në qytetin e Shkupit.

“Me ekipin në qytetin e Shkupit kemi bërë një takim dhe kemi analizuar dhe kemi ardhur në përfundim se ka plane detale urbanistike, të cilat duan t’i kalojnë përmes institucioneve. Prandaj ju bëj thirrje që të flisni, të jepni ekspertizën tuaj kudo që të jetë e nevojshme”, shtoi ajo.

Exit mobile version