Telegrafi

Arsovska mund ta kthejë sërish përmendoren kontraverse para Gykatës së Apelit

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska me muaj ka kërkuar përmendoren e Andon Janev – Qoseto që në vitin 2018 për ta vendosur sërish para Gjykatës së Lartë.

“Përmendoren e Qoses e kërkuam dhe arritëm ta detektojmë. Do t’i pyesim qytetarët se si do të veprojnë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se për dy muaj janë përpjekur të zbulojnë se ku ndodhet dhe se ka pasur zëra se është shkrirë.

“Është gjetur përmendorja dhe është në gjendje të mirë, do t’i pyesim qytetarët nëse do ta vendosim sërish”, u shpreh Arsovska./Telegrafi/