Site icon Telegrafi

Arsovska: Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të ketë sistem të ri digjital për votim

Në drejtim të transparencës më të madhe në punë, Arsovska njoftoi se Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të digjitalizohet me sistem të ri për votim, me të cilin qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në votimin e këshilltarëve.

Bashkia e Shkupit, siç theksoi Arsovska, tashmë është duke punuar në të parin nga pesë parqet e reja në Shkup, në Komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe ka filluar rindërtimi i rrugës “Skoevska” në Butel, ndërsa përkujtoi se ka filluar aksioni për pastrimin e shtratit të Lumit Vardar, si dhe të kanalit të Usjanit.

Ajo gjithashtu paralajmëroi projekte si rindërtimin e rrugës “Hristofer Zhefaroviq” në Komunën e Gazi Babës, ndërtimin e rrugës së re “Brigada Maqedono-Kosovare” dega 18 në Shuto Orizare dhe projektin për ndërtimin e ujësjellësit në Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq dhe Llaskarcë në Komunën e Sarajit, si dhe projektin për pesë kilometra rrugë në Usje.

Exit mobile version