Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovsla në intervistën e saj “Samo intervju” në Kanal 5 theksoi se për bllokimet që ndodhin në Shkup ka pasur manipulim me njerëzit të cilët me dinjitet punojnë.
Ajo foli edhe për bllokimet dhe transportuesit të cilët protestojnë për pagesat ndaj tyre.
SIpas saj, ka qendra politike që kanë për qëllim ta dëmtojnë atë dhe se dikush me dhunë dëshiron të fitojë diçka.
“Më vjen shumë keq që publikohen të pavërteta. Ka njerëz që thonë se me muaj nuk kanë marrë asnjë denar”, tha Arsovska e cila tha se do të hetojë çfarë ka ndodhur në ndërmarrjen publike për transport./Telegrafi/