Site icon Telegrafi

Arsovska flet për dorëheqjet e drejtorëve nga radhët e OBRM-PDUKM-së: Do të funksionojmë me persona që kanë integritet

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska tha se me dorëheqjet e dhëna qyteti do të funksionoj sikurse ka funksionuar deri më tani megjithatë siç potencon ajo me persona që kanë më shumë integritet nga këto qe pamë që e vetmja gjë që ju intereson janë motivet politke.

“Besoj se ata vetë kanë thënë mjaft për atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Pak kontradiktore, nga njëra anë kishin liri të plotë për të realizuar projekte të shumta të cilat i listojnë, dhe në anën tjetër tregojnë për një mungesë komunikimi”, theksoi Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për dorëheqjen e drejtorit të “Parqet dhe Gjelbërimi”, i cili është drejtori i pestë i ndërmarrjes publike të Qytetit të Shkupit që ka dhënë dorëheqje pas paralajmërimit të ndërprerjes së bashkëpunimit të koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM me kryetaren e Shkupit.

“Qytetarët e kanë të qartë se ato kanë qenë aty për ta kryer punën e tyre me nder dhe përgjegjësi” u shpreh Arsovska, “mirëpo nëse liderët e tyre partiak janë ato të cilët i dirigjojnë se çka të bëjnë unë e kam patjetër të them se ajo është një keqardhje e madhe për qytetarët të cilët pritnin më shumë prej tyre” tha Arsovska.

Ndërsa e pyetur se a do të ketë të emëruar drejtorë të rinj në vendet e lira Arsovska tha se ka afate ligjore deri në të cilat do të kryhet ajo që duhet bërë.

Exit mobile version