Një biznesmen tjetër, anëtar i Lidhjes e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka paraqitur “haraç”, ndërsa kryetarja e LOEM-së, Danella Arsovska kërkoi zgjidhje të shpejtë të gjendjes.
“Ka raste që janë paraqit. Ne nuk jemi organ për hetime as nuk jemi dikush që t’i ndjek këto ose t’i përpunojë, megjithatë jemi njerëz të cilët mbrojmë anëtarët tonë. Janë paraqitur më shumë se një rast, për këtë situatë ose atë tjetrën dje do të bëjmë gjithçka që mundemi që është në kompetencat tona që të mbrojmë anëtarët dhe të përpiqemi që të mos përsëritet, sepse kjo është në interesin tonë”, deklaroi Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo tha se bëhet fjalë për kompani të mëdha, duke mos precizuar për kë kompani bëhet fjalë dhe nga cili sektor vjen./Telegrafi/