Telegrafi

Arsovska dhe Jovanovska gratë e vetme që janë zgjedhur kryetare komunash

Danella Arsovska dhe Zhaklina Jovanovska janë të vetmet gra që do të udhëheqin komuna në katër vitet e ardhshme në Maqedoni.

Me Bashkinë e Shkupit për herë të parë do të udhëheq një grua, Danella Arsovska e cila si kandidate e pavarur (e mbështetur nga OBRM-PDUKM), arriti të fitojë ndaj kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kurse Zhaklina Jovanovska, do të ketë kryetare e Nagoriçanit të Vjetër, e arriti të fitojë në zgjedhjet lokale si kandidate e LSDM-së.

Sipas përfaqësimit gjinor, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale 2021, 91.64 kanë qenë meshkuj, dhe vetëm 8.36 përqind gra.

Në këto zgjedhje, ka pasur 572 lista të kandidatëve për këshilltarë komunash, me gjithsej 10.532 kandidatë, prej të cilëve 55 përqind kanë qenë meshkuj, ndërsa 45 përqind gra.

Akoma nuk ka të dhëna për numrin e grave të cilat do të jenë pjesë e këshillave të komunave, ndërsa nga KSHZ njoftuan se me të dhënat e tilla do të dalin pas përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor./Telegrafi/