Telegrafi

Arsneal-Ozil ska marrëveshje për rinovim, buzëqesh Unitedi

Ditëve të fundit është raportuar se Manchester Unitedi është i gatshëm të transferon Mesut Ozilin në Old Trafford.

Sipas Daily Express, klubi londinez dhe mesfushori gjerman ende nuk janë akorduar për një rinovim të mundshëm, pasi ka papajtueshmëri mes palëve.

Kësaj situate më së shumti po i gëzohet Unitedi i Jose Mourinhos, i cili i gatshëm të paguaj shumën e kërkuar për Ozil.

Gjermani ka edhe dy vite kontratë me Arsenalin dhe fiton 140,000 funte në javë.

Çmimi i kartonit të Mesut është rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/