Site icon Telegrafi

Arsim Thaqi pas humbjes: Prishtina ka shumë lojtarë cilësor, dallimin e bën zëvendësimet

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka folur pas humbjes nga Prishtina, ku ka thënë se dallimi u bë nga zëvendësimet në pjesën e dytë.

Prishtina ka fituar me rezultat 3-2 ndeshjen ndaj Malishevës në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te malishevasit, me trajnerin Thaqi, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk duhej të pranonte dy gola të shpejtë, por të menaxhonte rezultatin.

Lexo po ashtu Prishtina fiton me rikthim trilerin e pesë golave ndaj Malishevës

“Prishtina në këto ndeshjet e fundit është kthyer në formë, pasi ka shumë lojtarë cilësor”, ka thënë fillimisht Thaqi pas ndeshjes.

“Morëm dy gola shumë të shpejtë. Pas rasteve që kishim është dashur të menaxhojmë ndeshjen siç duhet. Prishtina e gjeti momentin e duhur për të shënuar”.

“Dallimin e bën lojtarët e Prishtinës që u inkuadruan në pjesën e dytë sidomos Endrit Krasniqi”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/

Exit mobile version