Arsim Thaqi është shprehur i zhgënjyer me rezultatin që morën ndaj Prishtinës, në barazimin 1-1 në xhiron e parë të Superligës së Kosovës.
Malisheva debutoi në elitën e futbollit kosovar, derisa mori një pikë të artë ndaj kampionit në fuqi.
Trajneri i malishevasve ka thënë pas ndeshjes se lojtarët e tij bënë paraqitje të mirë, mirëpo nuk ishte i lumtur me rezultatin.
“Duhet të krijojmë një përvojë, por për këtë ndeshjen e parë mund të them se ekipi është i konsoliduar, ekipi ka një karakter dhe luftoi deri në minutën e fundit”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes për Art Sport.
“Normal ekipet si Prishtina me cilësitë që i ka e shfrytëzoi një moment për t’a arrit qëllimin, por unë jam i kënaqur duke e ditur se është loja e parë dhe ekipi është formuar tani, pasi ekipi vitin e kaluar ka luajtur në Ligën e Parë dhe shumë lojtarë janë larguar”.
“Është e dhimbshme pasi në pjesën e dytë kishim shumë raste, nuk duhej të gabonim dhe ato na kishin dhënë mundësinë që ne të fitojmë pikët e plota”, përfundoi ai. /Telegrafi/