Telegrafi

Arsim Thaçi thotë se Malishevës i mungoi fati ndaj Gjilanit

Malisheva e nisi edicionin 2022/23 me humbje, pasi në udhëtim te Gjilani pësoi disfatë minimale 1-0.

Pas ndeshjes, Trajneri Arsim Thaçi ka thënë se ata patën përballë një skuadër cilësore, por që do punojnë të kenë një formë më të lartë.

“Përballë kemi pasur një skuadër cilësore që jo rastësisht ka luajtur në Ligën e Konferencës”, potencoi fillimisht Thaçi për ArtSport.

Lexo po ashtu Gjilani merr fitoren e dytë, ndërsa Malisheva e nis sezonin e ri me humbje

“Kishim bërë përgatitje për këtë ndeshje, por Gjilani na befasoi me golin në pjesën e dytë. Nuk ka qenë e lehtë të organizoheshim sepse fusha u vështirësua shkaku i të reshurave të shiut”.

“Megjithatë, me pak fat do të dilnim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Kemi bërë ndryshime në formacion, por kemi ekip cilësor”.

“Është e kuptueshme se ndryshimet kërkojnë kohë. Me kohë do të përshtaten edhe lojtarët dhe shpresojmë që të kemi edhe paraqitje të mira edhe rezultate pozitive në të ardhmen”, u shpreh më tej trajneri i Malishevës. /Telegrafi/