Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Pos një barazimi të marrë, Arsene Wengerit i shtohet edhe një lojtar i lënduar pas një numri të madh që janë të dëmtuar gjatë këtij sezoni te Gunners.
Trajneri francez ka folur pas takimit duke thënë se nuk e di sa do të mungojë Jack Wilshere, i cili është rikthyer pas një kohe të gjatë mungese në fushat e blerta.
“Ka një lëndim në kyçin e këmbës. A do të jetë në dispozicion për të dielën dhe për sa kohë do të jetë jashtë, nuk e di”, ka thënë francezi.
Kujtojmë se reprezentuesi anglez ka luajtur 19 ndeshje që nga shtatori kur u kthye pas pesë muajve mungese shkaku i lëndimit të kyçit të këmbës.
Një problem i ngjashëm i kushtoj Wilsheret me 47 ndeshje gjatë sezonit 2015/16 dhe se kjo mund ta dëmtoj shkuarjen në kampionatin botëror në Rusi.
Mesfushori 26 vjeçar luajti gjashtë ndeshje në 21 ditët e fundit dhe shënoi golin e parë që nga viti 2015 në barazimin 2-2 me The Blues. /Telegrafi/