Arsene Wenger ende beson se Milani mund të shkoj tutje në garat e Ligës së Evropës.
Arsenali ka triumfuar si mysafirë i skuadrës italiane me rezultat 2-0, gjersa francezi pohon se “duhet ta përfundojmë punën në Londër”.
Gunners fituan pas katër humbjeve rresht në të gjitha garat duke përfunduar serinë prej 13 ndeshjeve pa humbje të kuqezinjve.
“Është një fitore e rëndësishme pas një jave makthi. Në përgjithësi është e rëndësishme të fitosh, por nuk është kualifikim. Ne duhet ta përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin dhe përgjigjen që kemi dhënë”, tha Wenger për BT Sport.
“Ne nuk ishim në një pozitë të rrezikojmë, por ishim shumë të kujdesshëm të mos humbasim rrjedhshmërinë. Ne u mbrojtëm me elasticitet deri në fund të takimit”.
“Kur humbni në finale, është e vështirë të rikuperohemi brenda disa ditëve. Kur nokautoheni si një boksier dhe nuk keni kohë për të reaguar ngadalë, duhet të keni një përgjigje të shpejt. Krenaria dhe dëshira juaj për të treguar cilësitë, duhet të dëshmohet me lojë”, përfundoi Wenger.
Theksojmë se golat për skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger i realizoi Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey.
Kujtojmë se takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 15 mars në stadiumin The Emirates. /Telegrafi/