Telegrafi

Arsenalit nuk i mjafton goli i bukur i Granit Xhakës, ndalen nga Southamptoni

Arsenali ka barazuar 1-1 në udhëtim të Southamptoni në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 11-të minutash lojë, Granit Xhaka i kaloi The Gunners në epërsi, me një asistim nga Ben White.

Me këtë gol të vetëm përfunduan edhe 45 minutat e parë, derisa të dytët ishin edhe më dinamik.

Në minutën e 65-të, The Saints barazuan shifrat në 1-1 me golin e Stuart Armstrong, ndërsa Elyounoussi ishte asistuesi.

Me disa zëvendësime, Mikel Arteta synoi rikthimin e epërsisë, mirëpo Southamptoni nuk lejoi më hapësira më në fazën defanzive, duke rrëmbyer kështu një pikë të artë.

Pas javës së 13-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të kenë punë me Nottingham Forestin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore