Skuadra angleze ia ka ndarë numrat dy transferimeve të fundit.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi dhe sulmuesi spanjoll, Lucas Perez, ishin dy transferimet e fundit të Arsenalit në këtë afat kalimtar.
Transferimet e këtyre dy futbollistëve i kanë kushtuar gjigantit londinez rreth 70 milionë euro.
Megjithatë, tifozët e ‘Topçinjve’ ishin entuziast të mësojnë numrat që do t’i bartin këta futbollistë në fanellat e tyre.
Skuadra e Arsene Wenger, ka ndarë numrin 20 për Mustafin, teksa sulmuesit spanjoll i ka ndarë fanellën me numrin 9-të. /Telegrafi/