Site icon Telegrafi

Arsenali zyrtarizon Jakub Kiwiorin nga Spezia

(Foto: Twitter/Arsenal)

Jakub Kiwior i është bashkuar Arsenalit nga Spezia në kontratë afatgjate.

22-vjeçari, i cili ka regjistruar 43 paraqitje për skuadrën italiane, ishte pjesë e Polonoisë në ‘Katar 2022’.

Mbrojtësi polak e nisi karrierën në grupmoshat e reja te GKS Tychy dhe pastaj klubi belg, Anderlecht, para se të shkonte tek ekipi sllovak, FK Zeleziarne Podbrezova, si 18 vjeçar.

Një vit më pas shkoi te MSK Zilina dhe falë paraqitjeve të mirë, gusht të vitit 2021 e transferoi Spezia.

Lexo po ashtu Arsenali po bëhet gati ta mirëpres transferimin e ri - aeroplani i tij është nisur për në Londër

“Është gjë e shkëlqyer që Jakub na është bashkëngjitur. Është një mbrojtës i ri me shumë aftësi që ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A dhe po ashtu në nivel ndërkombëtar me Poloninë”, ka thënë trajneri Mikel Arteta.

Tek Arsenali, Kiwior do ta bartë fanellën me numrin 15 dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. /Telegrafi/

Exit mobile version