Telegrafi

Arsenali do vetëm fitore në udhëtim te Wolves, formacionet zyrtare

Wolverhampton Wanderers dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të Ujqve në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Molineux Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një seri fantastike në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të ngritur epërsinë me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Në anën tjetër, vendasit janë kanë tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive për t’i ikur pozitës së fundit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Wolves: Jose Sa; Semedo, Collins, Kilman, Toti, Bueno, Neves, B.Traore, Moutinho, A.Traore, Guedes;  

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus;

/Telegrafi/