Burime të afërta me Wilfried Zaha kanë thënë për Sky Sports se nuk janë të sigurt nëse Arsenali do të arrijë ta transferojë atë këtë verë.
Anësori i Crystal Palace është duke u kërkuar nga Topçinjtë në këtë afat kalimtar, mirëpo klubi londinez e ka të kufizuar buxhetin e shpenzimeve.
Klubi që e pronëson kërkon rreth 100 milionë funte (111 milionë euro) për shitjen e sulmuesit 26-vjeçar.
Ndërkaq, oferta më e madhe që ka bërë Arsenali deri më tani ka qenë 40 milionë funte (45 milionë euro).
Ekipi i Unai Emery ka ofruar edhe lojtarë si pjesë të marrëveshjes, mirëpo Palace nuk dëshiron marrëveshje të tillë. /Telegrafi/