Tariq Lamptey është njëri nga mbrojtësit anësorë më të talentuar anglez.
Mbrojtësi i djathtë u largua nga Chelsea pasi nuk kishte hapësira dhe Brighton vendosi të paguante 3,3 milionë euro për transferimin e tij.
20-vjeçari shkëlqeu në 11 ndeshjet e para këtë edicion në Ligën Premier, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë.
Ka 14 ndeshje që lojtari mungon shkaku i lëndimit dhe mungesa e tij është vërejtur jashtëzakonishtë shumë te Brighton.
Por duket se Lamptey nuk do të qëndrojë më gjatë se deri në fund të sezonit te Brighton, pasi ai është bërë objetkivi kryesor i Arsenalit për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Topçinjtë pritet ta shesin mbrojtësin spanjoll Hector Bellerin dhe Lamptey shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.
Vet lojtari është i gatshëm të rikthehet përsëri në Londer, derisa Arsenali po përgatitë një ofertë prej 40 milionë eurove për transferimin e tij.
Gjithsesi vlen të përmendet se për lojtarin interesim ka shprehur edhe Tottenham Hotspur dhe Everton. /Telegrafi/