Arsenali thuhet të ketë kontaktuar me Real Madridin lidhur me një transferim sensacional të Eden Hazardit në verën e ardhshme.
Lideri i La Ligas planifikon ta lejojë largimin e ish-lojtarit të Chelseat pas tri viteve zhgënjyese në Santiago Bernabeu.
Faqja franceze, Foot Mercato, raporton se Topçinjtë tashmë e kanë bërë kontaktin e parë në bisedimit ndërmjet dy palëve.
Porse deri më tani nuk ka ndonjë progres të mëtutjeshëm lidhur me situatën, vetëm se klubi anglez është vërtet i interesuar për 31-vjeçarin.
Mikel Arteta është i interesuar ta përforcojë fazën ofensive dhe futbollisti belg është një nga emrat që shpreson t’i ndihmojë skuadrës për ta bërë konkurrente për pozitat e para në tabelë në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, edhe Newcastle United është përmendur si destinacion i mundshëm në rast të rikthimit të Hazard në Ligën Premier. /Telegrafi/