Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj West Ham në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.
Ndeshja ishte e fortë dhe të dy skuadrat tentuan të marrin pikët e plota.
Fillimi i ndeshjes i takoi Arsenalit, që arriti të shënojë në minutën e 25-të të takimit.
Alexandre Lacazette shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga Pierre-Emerick Aubameyang (1-0).
GOAL ! Lacazette scores vs West Ham. 1-0 pic.twitter.com/zSUTWtK3NY
— OnlyFootballClips (@OnlyFootballCl1) September 19, 2020
Ndeshja ra në qetësi sa i përket rasteve për disa minuta, por në fundin e pjesës së parë ‘çekanët’ arritën t’i barazojnë shifrat.
Ryan Fredericks asistoi për Michail Antonio që shënoi gol nga afër për 1-1.
Goal for West Ham – scored by Antonio#ARSWHU ? 1-1 ⚒ (45) pic.twitter.com/D3wtByiTzc
— ADEMola ? (@AdemolaVictor) September 19, 2020
Në pjesën e dytë Arsenali tentoi ta rikthente rezultatin, ndërsa West Ham rrezikoi disa herë në kundërsulme.
Antonio kishte dy raste të mira, por që nuk kishte sukses të shënonte.
Kur ndeshja shkonte drejt fundit, zëvendësuesi Edward Nketiah mori një top të mirë nga Daniel Ceballos dhe e ktheu në gol për 2-1.
Nketiah gives Arsenal ⚪️?the lead in the last minutes of the match. ⚽️
Can they hold on to it? ? #AFC #ARSWHU #Nketiahpic.twitter.com/Z8mNWbLI9h— RouteOneFootball (@Route1futbol) September 19, 2020
Deri në fund Arsenali e ruajti rezultatin dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa West Ham është pa pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/