Arsenali ka fituar ndaj West Hamit me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, që rrezikuan disa herë, por nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit.
Rasti më i mirë i takoi mysafirëve, të cilët rrezikuan me anë të Cheikhou Kouyate (17′), por goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa Arsenali provoi me anë të Danny Welbeck (26′, 35), por pa arritur ta tundin rrjetën.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më atraktive, ku pati edhe plot pesë gola nga të dyja skuadrat, të parët që shënuan ishin vendasit e Arsenalit, ku Nacho Monreal (51′) shënoi për 1-0 pas asistimit të Granit Xhakës.
Në minutën e 64-të erdhi goli i barazimit, ku Marko Arnautovic shënoi për 1-1 pas asistimit të Manuel Lanzinit.
Deri në fund të takimit pati edhe shumë raste tjera, por vetëm Arsenali gjeti rrjetën duke shënuar me anë të Aaron Ramsey (82′) për 2-1 dhe Alexandre Lacazette (84′, 89′) që shënoi vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali është në pozitën e gjashtë me 57 pikë, ndërsa West Hami renditet në vendin e 15-të me 35 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë drejt Manchester Unitedit, ndërsa West Hami e pret në shtëpi Manchester Cityn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4_DmAQYgS40