Telegrafi

Arsenali triumfon ndaj West Hamit dhe rimerr vendin e katërt

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali i ka marrë pikët e nevojshme ndaj West Ham Unitedit (2-1) për t’u rikthyer në pozitën e katërt në renditjen tabelare në Ligën Premier.

Në sfidën e zhvilluar në London Stadium, mysafirët krijuan epërsi të parët me golin e Rob Holding, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Bukayo Saka nga këndi (38’).

Mirëpo, para se skuadrat të shkonin në pushim Jarrod Bowen pranoi një top nga Vladimir Coufal për t’i barazuar shifrat (45’).

(Foto: Twitter/Arsenal)

Në gjysmën e dytë, Gabriel dos Santos riktheu epërsinë e Topçinjve me një gol me kokë (54’), pas harkimit nga Gabriel Martinelli dhe ky rezultoi goli i fitores.

Arsenali është në vend të katërt në tabelë me 63 pikë, dy më shumë se Tottenham Hotspur që ndodhet një vend më poshtë dhe tri më pak se Chelsea që mban vendin e tretë. /Telegrafi/