Klubi anglez, Arsenali është gati t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit të tyre, spanjollit Mikel Arteta.
Arteta ka 16 muaj nga kontrata e tij aktuale dhe klubi është i etur për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në Emirates.
Pronari Stan Kroenke është i prirur të theksojë besimin e tij te spanjolli duke sanksionuar një marrëveshje trevjeçare e cila do të jetë me vlerë 25 milionë funte për trajnerin më të ri të Ligës Premier.
Sipas mediumit The Sun, Topçinjtë do t’i japin Artetas një rritje të pagës me një marrëveshje të re prej 8.3 milionë funte (10 milionë euro) në vit këtë verë.
Paga aktuale e Artetas prej 5 milionë funte në vit as që krahasohet me ish-mentorin e tij të Manchester City, Pep Guardiola, i cili merr 20 milionë funte (24 milionë euro) në vit në Etihad.
Megjithatë, kjo pagë është e barabartë me atë që kishte trajneri legjendar, Arsene Wenger, në vitet e fundit te Arsenali.
Trajneri i ri i Tottenhamit, Antonio Conte dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit paguhen të dy rreth 15 milionë funte (18 milionë euro) në vit dhe madje edhe Brendan Rodgers i Leicester Cityt aktualisht fiton rreth dyfishin e pagës vjetore të Artetas. /Telegrafi/