Arsenali është kritikuar për thyerje të rregullave të FA Cup në duelin ndaj Manchester United që po zhvillohet në ‘Emirates’.
Dy gjigantët e futbollit anglez u takuan në rrethin e tretë të FA Cup, ku asnjëra prej tyre nuk kishin veshur fanellat e tyre tradicionale.
Por tifozët vërejtën një detaj interesant në këtë takim, që ishte numri i madh i ulëseve bosh në shkallët e stadiumit.
Blloku i ulëseve të kuqe në katin e sipërm të stadiumit ishte i boshatisur, por ka një arsye më komplekse pse ka ndodhur kjo.
Rregullat e FA Cup nënvizojnë se tifozët mysafirë lejohen që të jenë 9,000 të tillë në stadium, por tifozët e Unitedit morën vetëm 8,000 bileta.
Sipas një raportimi nga Daily Mail, ky vendim është marrë për ‘arsye sigurie’. Të palumtur me këtë lëvizje, Unitedi u përpoq të merrte edhe 1,000 bileta të tjera, por përpjekjet ishin të dështuara.
Ata më pas sugjeruan që biletat e mbetura t’i dhurohen familjeve dhe fëmijëve që lidhen me kompanitë e tyre të bamirësisë, por as këtu nuk pati rezultat./Telegrafi/