Site icon Telegrafi

Arsenali tenton transferimin e sulmuesit që ka shënuar 24 gola

Arsenali është duke shpresuar që të transferojë Ivan Toneyn nga Brentfordi në këtë afat kalimtar të janarit.

The Gunners ka kohë që po i ndjekin paraqitjet e lojtarit dhe janë të bindur nga cilësitë e tij dhe duan ta transferojnë.

Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2025 dhe Brentfordi nuk do ta lëshojë aq lehtë të largohet atë nga skuadra.

Skuadra që luanë në Championship e transferoi Toneyn në shtator të vitit të kaluar dhe tani do të kërkojë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Sulmuesi po kërkohet po ashtu edhe nga West Ham United, që po ashtu ka dërguar skautët e tyre për të shikuar cilësitë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version