Telegrafi

“Arsenali do të vuajë nga Barça”

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lavdëruar Arsene Wengerin para ndeshjes kthyese në Camp Nou, por ka paralajmëruar Arsenalin që të përgatiten për më shumë vuajtje në Ligën e Kampionëve.

Wenger dhe ekipi i tij janë nisur drejt Spanjës, me shpresë që të arrijnë rezultat pozitiv, për dallim nga ndeshja e parë, të cilën e humbën me rezultat 2-0.

Arsenalit do t’i shtoheshin gjasat për kualifikim në çerekfinale nëse do të mungonin Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, por Enrique ka insistuar se kjo nuk do të ndodhë, transmeton koha.net

“Nuk do të ndryshojmë”, ka thënë menaxheri i Barcelonës. “Duam të jemi më të mirë se Arsenali. Nëse mundemi do të jetë e përkryer. Nuk do të ndryshojmë stilin tonë të lojë. Këtë pyetje duhet t’ia bëni Wengerit, nëse ai do të ndryshojë. Edhe nëse ata ndryshojnë, ne duam t’i ndalim ata”.

“Nuk jam i shqetësuar që lojtarët e mi janë të relaksuar. Këta janë kampionët për të cilët po flasim. Lojtarët e dinë këtë”.