Telegrafi

Arsenali do të përfitojë 58 milionë euro nëse e mposht Chelsean në Ligën e Evropës

(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Arsenali luan për 50 milionë funte (58 milionë euro) shtesë në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat.

Më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë e ka shansin e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas mungesës dyvjeçare.

Por, shpërblimi kryesor nuk është trofeu i argjendtë, por përfitimet e mëdha financiare që janë të garantuara – bën të ditur The Sun.

Me kualifikimin në finale, Arsenali tashmë ka përfituar 31.43 milionë funte që në rast të fitores ndaj Bluve kjo shifër do të rritet në 34.9 milionë funte (40 milionë euro).

(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Në rast të triumfit, klubi anglez do të kualifikohet edhe në Ligën e Kampionëve, me ç’rast shumë e përfitimeve do të ngritet në 38.25 milionë funte (44 milionë euro).

Rreth 13.24 milionë funte (15.25 milionë euro) do t’i marrë shtesë për kualifikimin në garën më të madhe evropiane për klube, si edhe duke përfshirë përfitimet nga të drejtat televizive në tregun anglez, shuma e përgjithshme e përfitimeve do të jetë rreth 50 milionë funte (58 milionë euro). /Telegrafi/