Site icon Telegrafi

Arsenali do të përdorë ‘armë sekrete’ për të afruar mesfushorin e shumëkërkuar Xavi Simons

Mediat angleze zbulojnë së fundmi se Xavi Simons është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe klubi londinez është gati të përdorë një ‘armë sekrete’ për të sjellë holandez në Londër.

Ylli i ri aktualisht luan për PSV Eindhoven, ku kishte kaluar në vitin 2022 nga Paris Saint-Germain.

Ai kishte paraqitjet e jashtëzakonshme këtë sezon, në të cilin ai bëri 34 ndeshje, ku shënoi 19 gola dhe dhuroi nëntë asistime.

Me këta numra ai tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të mëdha nëpër Evropë.

Lexo po ashtu Shkëlqeu me PSV, Arsenali po e monitoron situatën e Xavi Simons

Arsenali ishte i lidhur tashmë me Simons gjatë afatit të janarit të kaluar dhe sipas Goal, klubi londinez ka një avantazh të madh në garë më të tjerët.

Simons aktualisht ka agjentë anglezët Stuart Peters dhe Darren Dein që kujdesen për karrierën e tij.

Është veçanërisht interesant fakti se Darren Dein është djali i David Dein, bashkëpronarit shumëvjeçar të Arsenalit, dhe ai vetë është tifoz i këtij klubi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gH0_AWNS8Mc&ab_channel=ThiagoProductions

Exit mobile version