Miralem Pjanic sipas mediave britanike, gjendet në radarin e skuadrës së Arsenalit.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Arsene Wenger ka kontaktuar personalisht mesfushorin boshnjak duke i konfirmuar interesimin për reprezentuesin boshnjak.
Gunners madje janë të gatshëm të bëjnë ofertë prej 28 milionë funteve (32 milionë euro), transmeton Telegrafi.
Mbetet të shihet nëse Juventus do të pranojë këtë ofertë të skuadrës londineze.
Kujtojmë se 26 vjeçari ishte transferuar këtë verë te kampioni italian nga skuadra e Romës. /Telegrafi/