Është hedhur shorti për raundin e katërt të FA Kupës, ku skuadrës së Arsenalit i ka rënë shorti më i lehtë pasi do të përballet me Sutton United.
Sutton United është pjesë e Naciona League që është niveli i pestë i kampionatit në Angli.
Kjo skuadër ka shkaktuar befasinë më të madhe të raundit të kaluar duke larguar nga FA Kupa, Leeds Unitedin.
Skuadra ka festuar pasi e ka kuptuar që do të luajë kundër Arsenalit.
Por ajo që bën të veçantë këtë skuadër është se portieri rezervë i tyre është 45 vjeçar dhe peshon mbi 100 kile.
Wayne Shaw quhet tanku i portës te skuadra e Sutton.
Ai njihet edhe si hareja e skuadrës, ku në shumë video dhe foto tregon aftësitë e tij për ta mbajtur skuadrën në formë.
Pritet të shihet se a do ta ketë fatin të luajë për ndonjë minutë me skuadrën e madhe angleze Arsenal. /Telegrafi/
Watch the draw with Wayne Shaw ! Bars open at 6pm tomorrrow! #EmiratesFACup #bbcsport ! Come down LAST SIXTEEN !!! 👏⚽😘 pic.twitter.com/LxDz9FxOCB
— Sutton United FC (@suttonunited) January 29, 2017