Arsenali pritet që të dënohet me një gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh, pasi gjashtë lojtarë të ekipit të tyre morën karton të verdhë në sfidën ndaj Liverpoolit.
“Topçinjtë” shkëlqyen në përballjen ndaj “Të Kuqve” duke fituar me rezultat 3-1 të dielën, në një përballje e cila ishte mjaft e nxehtë, me gjyqtarin që u detyrua të shpërndajë gjashtë kartonë të verdhë për lojtarët e Arsenalit, dhe një karton të kuq në drejtim të Ibrahima Konates së Liverpoolit.
Tre nga katër mbrojtësit e Arsenalit që e nisën nga minuta e parë atë takim, White, Saliba dhe Maglhaes, që të gjithë ishin të ndëshkuar, ndërsa edhe Jakub Kiwior i cili hyri në fushë në pjesën e dytë, u ndëshkua po ashtu nga gjyqtari.
Më vonë gjatë ndeshjes kartonë morën edhe Declan Rice e Kai Havertz, duke çuar në gjashtë numrin e lojtarëve të ndëshkuar.
Inews raporton se Liga Premier tani do ta dënoj Arsenalin me një shumë prej 25 mijë eurosh për shkak të numrit të lartë të kartonëve.
Më herët gjatë këtij sezoni, Chelsea dhe Liverpooli ishin gjobitur po ashtu pasi gjashtë lojtarë të tyre ishin ndëshkuar me karton. Liverpoolit iu ndëshkuan tetë lojtarë në duelin ndaj Tottenhamit në tetor, ndërsa gjashtë lojtarë të Chelseat u ndëshkuan në sfidën ndaj Wolves në natën e Krishtlindjeve./Telegrafi/