Telegrafi

Arsenali të bindur në transferimin e Lacazettes

Arsenali është i bindur se një marrëveshje është afër për sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette.

Sipas The Sun, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Lyoni është më në fund gati për të pranuar paratë e ofruara për sulmuesin Lacazette, për të financuar transferimet e tyre verore.

Lexo po ashtu ​Arsenali ka gati 63 milionë euro për Lacazette

Kjo pasi gjiganti francez ka rënë dakord për shifrën e 16.5 milionë funteve me Chelsea për sulmuesin 21-vjeçar, Bertrand Traore.

Është vet Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Ne po i përshtatim mirë bisedimet me lojtarin dhe shpresoj që mund të përfundojmë marrëveshjen në ditët e ardhshme”.

Lexo po ashtu Presidenti i Lyonit, Aulas: Kemi marr një ofertë të madhe prej Arsenalit për Lacazetten

Dhe me Lyonin që është edhe pas mbrojtësit të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala për 20 milionë funteve, Aulas po bën gati pranimin e ofertës për Lacazetten për të financuar këto dy marrëveshje.

Arsenali është i gatshëm të kalojë rekordin e transferimeve të klubit prej 50 milionë funteve për sulmuesin francez, i cili ka shënuar 100 gola në 203 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/