Arsenali është i bindur se një marrëveshje është afër për sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette.
Sipas The Sun, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Lyoni është më në fund gati për të pranuar paratë e ofruara për sulmuesin Lacazette, për të financuar transferimet e tyre verore.
Kjo pasi gjiganti francez ka rënë dakord për shifrën e 16.5 milionë funteve me Chelsea për sulmuesin 21-vjeçar, Bertrand Traore.
Është vet Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas që ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Ne po i përshtatim mirë bisedimet me lojtarin dhe shpresoj që mund të përfundojmë marrëveshjen në ditët e ardhshme”.
Dhe me Lyonin që është edhe pas mbrojtësit të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala për 20 milionë funteve, Aulas po bën gati pranimin e ofertës për Lacazetten për të financuar këto dy marrëveshje.
Arsenali është i gatshëm të kalojë rekordin e transferimeve të klubit prej 50 milionë funteve për sulmuesin francez, i cili ka shënuar 100 gola në 203 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/