Telegrafi

Arsenali do ta transferojë Evertonin për 40 milionë euro

Arsenali thuhet se është shumë afër që ta transferojë Everton Soares nga Gremio.

Sipas Sky Sports, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Amerikës me Brazilianin, skuadra londineze po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit.

Lojtari 23-vjeçar ka shënuar 38 gola në 150 paraqitje për Gremion, ndërsa tani lidhet me një kalim në Evropë, me Gunners që janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Arsenali do të paguajë 25 milionë funte (28 milionë euro) përnjëherë, si edhe 11 milionë funte (12 milionë euro) të tjera në formë bonusesh.

Lexo po ashtu Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Në garë për transferimin e Evertonit thuhet se është edhe Manchester Unitedi, mirëpo Topçinjtë po i prijnë garës për sulmuesin e talentuar.

Dani Alves, është lidhur me një kalim në Emirates, ku do të transferohej me parametrat zero, mirëpo ka mbetur për t’u zgjidhur çështja e pagës së tij. /Telegrafi/