Unai Emery e ka përsëritur se Arsenali mund ta bëjë edhe një tjetër transferim para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Topçinjtë kanë qenë mjaft aktivë në këtë afat kalimtar duke transferuar pesë lojtarë, ndërsa trajneri i ri dëshiron një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm.
Thursday: @Atleti 🇪🇸
Saturday: @PSG_inside 🇫🇷Time to up the intensity 💪 pic.twitter.com/y1L05JgWXn
— Arsenal (@Arsenal) July 25, 2018
Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno dhe Sokratis Papastathopoulos e kanë përforcuar fazën defensive, ndërsa për mesfushën janë angzhuar Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.
Emery është shprehur i kënaqur me transferimet që i ka bërë klubi, mirëpo dëshiron edhe një emër të ri në skuadër.
Day 3 – in progress 👊
🇸🇬 #AFCTour2018 pic.twitter.com/KJ1R7jXQWx
— Arsenal (@Arsenal) July 25, 2018
“Jam shumë i kënaqur për mënyrën si punon klubi dhe po angazhohemi çdo ditë në mënyrën se si të përmirësohemi”.
“Po qëndroj me lojtarët dhe me ata që kanë ardhur këtë javë, jam shumë i kënaqur me ta dhe e kam thënë në konferencën e fundit për shtyp, se po të ishte një mundësi për të transferuar një lojtar, atëherë do ta bëjmë”, ka deklaruar Emery për faqen zyrtare të klubit.
Pritoritet i trajnerit të Arsenalit është një futbollist anësor, ndërsa Kingsley Coman i Bayern Munichut është emri më i përfolur. /Telegrafi/