Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones ka përfunduar në listën e dëshirave të Arsenalit për afatin kalimtar të verës.
Klubi londinez është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtja thuhet se është reparti që trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta synon ta përforcojë.
Sipas mediumit të njohur 90min, ylli i Cytyt, Stones është subjekt i interesit nga Arsenali.
Kampionët e Ligës Premier janë të gatshëm të transferojnë 25-vjeçarin, i cili ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të Pep Guardiolas këtë sezon.
Arteta ka punuar ngushtë me Stones në Etihad gjatë kohës së tij si ndihmës i Guardiola dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij mundësinë për të ringjallur karrierën e tij në Arsenal gjatë verës. /Telegrafi/