Telegrafi

Arsenali synon transferimin e Mertensit, e sheh si zëvendësues të Sanchezit

Arsenali po synon transferimin e yllit të Napolit, Dries Mertens, në verën e ardhshme si një zëvendësim adekuat për Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet.

Sipas Calciomercato.com dhe gazetës angleze The Mirror, anësori belg ishte tashmë një objektiv i gjigantit anglez përpara se të nënshkruante një kontratë të re në muajin maj me Napolin.

Lexo po ashtu L’Equipe zgjedh formacionin më të mirë që këtë vit do të luajnë në Serie A (Foto)

Këto mediume theksojnë se përfshihet një klauzolë relativisht e ulët për vetëm 30 milion euro për largimin e Mertensit.

Nëse Alexis Sanchez largohet kur kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor 2018, atëherë Mertens konsiderohet një zëvendësim ideal për kilianin.

Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali

Duke u nisur si një krah, ai u ri-zbulua në moshën 28-vjeçare si një qendërsulmues i mrekullueshëm, vetëm këtë sezon duke grumbulluar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje konkurruese për Napolin.

Lexo po ashtu Hysaj: Mertens më i mirë se Belotti

Liverpooli dhe Jurgen Klopp janë gjithashtu adhuruesit afatgjatë të 30-vjeçarit Mertens dhe mund të shkojnë për atë nëse Philippe Coutinho vendos të shkoj përfundimisht në Barcelonë vitin e ardhshëm.

Për belgun gjatë verës kishte shprehur interesim edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili njeh mjaft mirë cilësitë e Mertensit. /Telegrafi/