Telegrafi

Arsenali synon transferimin e Berardit

Arsenali është duke e vëzhguar situatën ne Domenico Berardit te Sassuolo.

Lojtari është i gatshëm që të largohet në afatin kalimtar veror, derisa shumë skuadra e duan atë.

Sipas asaj që raporton gazetari Nicolo Schira, Arsenali është duke tentuar që ta transferojë atë sa më parë të jetë e mundur.

Lexo po ashtu Nga dueli me Marash Kumbullën, Berardi tentoi ta shfrynte frustrimin në Jose Mourinhon

Sassuolo ka bërë të ditur se lojtari mund të largohet në shumën e 30 milionë eurove, andaj The Gunners nuk e kanë problem shumën.

Mirëpo, në garë për të janë edhe Napoli, Milani dhe Leicesteri, duke i bërë gjërat më të vështira për skuadrën londineze.

Por, në fund do të vendos vetë lojtari se ku dëshiron të transferohet. /Telegrafi/