Telegrafi

Arsenali synon t’i kthehet fitores në udhëtim te Southamptoni, formacionet zyrtare – Dy shqiptarë titullarë

Southamptoni dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të Saint’s në takimin që pritet të zhvillohet në St. Mary’s Stadium nga ora 16:00.

Ekipi i Mikel Artetas vjen nga dy humbje radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të mbajtur hapin me pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, vendasit e Ralph Hussenhutl nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, por synojnë rezultat pozitiv nga kjo ndeshjes.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te vendasit nga minuta e parë luan sulmuesi Armando Broja, ndërsa te mysafirët mesfushori Granit Xhaka.

Southampton: Forster; Walker-Peters, Valery, Lyanco, Bednarek, Perraud; Armstrong, Romeu, Ward-Prowse, Elyounoussi; Broja

Arsenal: Ramsdale; Soares, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah; 

/Telegrafi/