Skuadra angleze ka shënjestruar sulmuesin uruguaian si përforcimin ideal për sulmin.
Gjuetia e Arsenalit për një sulmues po vazhdon ende, me revolveristët, të cilët thuhet se kanë vendosur Edinson Cavanin në krye të listës së tyre, pasi transferimi i Jamie Vardyt nuk duket i sigurt.
Sipas The Express, sulmuesi i PSG ka hedhur poshtë një lëvizje në Kinë edhe pse oferta në drejtim të tij, thuhet se ishte e çmendur, plot 500 mijë euro në javë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, sulmuesi uruguaian dëshiron të luajë në Ligën Premier me skuadrën nga Emiratet, si një destinacion i mundshëm për të.
Nga mediet angleze raportohet se ish-sulmuesi i Napolit do të dorëzohej me një ofertë prej 120 mijë funteve në javë për t’u bashkuar me klubin e Arsene Wenger. /Telegrafi/