Klubi i Arsenalit ka ndërtuar fusha futbolli për fëmijët e zhvendosur nga lufta në Irak. Topçinjtë janë bashkuar me fondin “Save the Children” për ndërtimin e dy fushave, në të cilat mund të stërviten edhe vajzat edhe djemtë.
Kapitenia e ekipit të vajzave të Arsenalit, Alex Scott, ka udhëtuar atje për t’u takuar me fëmijët dhe për t’i parë nga afër duke luajtur.
“Nëse shkoj dhe mund të kem ndikim pozitiv në jetën e cilitdo nga këta fëmijë, kjo ia vlen”, ka deklaruar Scott.
Ndërsa shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, është shprehur: “Mendoni për një fëmijë që ndodhet në Irak, jeta e të cilit është çrregulluar tërësisht dhe është larguar nga ambienti i shtëpisë së tyre”.
“Heronjtë e tyre janë akoma atje dhe është një deklaratë e madhe që një klub si Arsenali mund të vijë dhe të thotë se jo vetëm që jeni pjesë e komunitetit tonë, por edhe se ne kujdesemi për ju”. /Telegrafi/